Si te largoni pagjumësisë, ànkthìt dhe strésit nga Ylli Merja

Nga fushat e Bilishtit në Korçë aty ku kultivohet një bimë tepër kuruese për shumë sëmundje, siç është bari i bletës, specialisti i bimëve Ylli Merja ndau këshillat më të vlefshme për këtë bimë medicinale.

Kjo bimë qetëson edhe bletën shumë të nervozuar që del nga kosherja. Një qetësues shumë i mirë i sistemit nervor. Nëse do të shohim përbërësit e saj kimik atëherë mund të themi që përbërësit janë të shumtë dhe ndikojnë jo vetëm tek sistemi nervor por edhe tek sistemi tretjes.

Eleminon fryrjet e barkut, të zorrëve, eleminon ndjesinë sikur jemi të ngopur të fryrë edhe pse nuk kemi ngrënë. Lehtëson shumë tretjen dhe ndihmon shumë në rënien në peshë. Ka limonene dhe flavoide të cilat qetësojnë shumë mirë sistemin nervor, ka edhe antioksidantë” këshilloi ai. Mënyra më e mirë e përdorimit sipas specialistit Ylli Merja është në formën e çajit.

“Nëse ky caj do të servirej nëpër lokale kjo të mbante vendin e parë. Aty merrni një medikament rifreskues, qetësues të trurit dhe sigurisht më ndihmon pak me shkrirjen e dhjamit në organizëm” tha ai.