
Debati për ndarjen e pronës dhe të tokës po vazhdonte mes dy djemve të Sedit dhe mosmarrëveshja se kujt i takonte shtëpia sa vinte e thellohej. Një ditë të dy vëllezërit po ziheshin aq shumë saqë ishin gati ta zhduknin njëri-tjetrin në çdo moment. Kur Sedi i pa kështu, qeshi me të madhe.





Duke parë të atin duke qeshur ashtu, të dy vëllezërit e harruan zënkën dhe e pyetën babanë se përse po qeshte. Babai tha: “Ju po ziheni aq shumë për një copë tokë të vogël. Ejani me mua dhe unë do t’ju tregoj një thesar të paçmuar. Por me një kusht, nëse vazhdoni të ziheni, atëherë unë nuk do t’ju çoj të dy tek thesari.”





Të dy djemtë bënë një marrëveshje për thesarin, se çfarëdo që të ndodhë, ata nuk do të ziheshin dhe do të shkonin në udhëtim me babain. Pasi u larguan nga shtëpia, të dy djemtë hipën në autobus me babain e tyre. Ata udhëtuan për rreth dhjetë orë dhe më pas arritën në një fshat.Sedii shkoi pastaj në një rezidencë shumë të madhe, e cila ishte e shkretuar nga të gjitha anët. Kur hynë në brendësi, Sedi pa që pëllumbat kishin bërë foletë e tyre në shumë vende të asaj shtëpie të madhe.
Duke parë këtë, Sedi u ul duke qarë.Djali pyeti: “Çfarë ndodhi? Pse po qan baba?”Duke qarë, ai tha: “Thjesht shikoni me kujdes këtë rezidencë, kujtoni fëmijërinë që keni kaluar këtu…
Ndoshta ju nuk e mbani mend, por kur ishim të rinj unë kam debatuar shumë me vëllain tim të madh për këtë rezidencë. Në atë kohë fitova, mora këtë rezidencë, por humba vëllanë tim përgjithmonë, sepse ai ndërpreu lidhjet me mua dhe u largua për të jetuar në një vend të largët. Pastaj koha ndryshoi dhe një ditë u desh që edhe ne të largoheshim nga kjo rezidencë.”