Italia ashpërson shumë ligjin e ri për shqiptarët tani, Ja cka ndodhi

Kryeministrja Giorgia Meloni, që vjen nga spektri i djathtë ekstrem, kishte premtuar të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit.

“Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët.

Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, pati thënë Giorgia Meloni në një video të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.

Në vitet 2018 dhe 2019, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga partia populiste e djathtë, Lega, i mbylli përkohësisht portet e Italisë për anijet e shpëtimit që kanë në bord migrantë, të cilëve u është mbytur anija në det.