
Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, tha se përgjigja ndaj kësaj situate do të jetë shumë më e gjerë sesa thjesht një mbështetje buxhetore.





Ajo foli për solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit përballë kësaj krize. Mbështetja do të jetë 80 milionë euro në grante. Ju keni një sistem që është i mirë për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme por pas janarit, për sistemin e energjisë, 500 milionë euro në grante për të investuar në strukturën energjetike të rajonit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.





“Nuk na mjaftojnë ato 80 milionë euro, por megjithatë janë një ndihmë e rëndësishme dhe ne jemi falënderues. Sa pjesë e nevojës janë për të mbrojtur çmimin e konsumatorëve? Janë 1/6. Nëse i referohemi këtij viti, na është dashur në total 460 milionë euro energji.
Është një shumë marramendëse, por që ka ndihmuar për inflacionin. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, dhe një nga arsyet është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë”, theksoi kryeministri Rama.