
Kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht dhe prodhime të bylmetit, prodhime të drithërave dhe bukë prej tani do të paguajnë fatura më të lira të energjisë elektrike, por për këtë do të duhet të ulin edhe çmimet e produkteve finale, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.





“Sipas bisedimeve me Ministrinë e Financave, hapësirën financiare që e kemi, me siguri do të jetë nën 100 euro për MW/h, që është do të thotë se do të jetë dyfish më lirë se tani që është në tregun e rregulluar, ndërsa pothuajse trefish ose më tepër që është në tregun e hapur.
Me këtë me siguri se deri në fund të prillit do të ulen shpenzimet operative të kompanive dhe në këtë mënyrë gjithsesi se mund të bëjnë kalkulime shtesë në përcaktimin e çmimeve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Por sa realisht do të ndikojë ulja dyfish e rrymës në çmimin e produkteve bazë ushqimore? Sipas përllogaritjeve të Goran Gjeorgjievskit, kryetar i Agro-biznesit pranë Lidhjes se Odave Ekonomike, çmimet e këtyre produkteve bazë do të ulen diku për 10%. Shton se që të ketë më shumë ulje, janë të nevojshëm edhe shumë hapa të tjera në këtë drejtim.