Më fal o nënë që ѕ’të mbrojta nga nuѕja ime, ma bëj hallall ѕe nuk e kuрtova që ajo ty..

Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha: Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh, – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.

Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”. Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.

Kjo s’hahet, – uIëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para. “Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj?” – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.

S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë. Vajza që kishim akoma të vogël qante shumë natën dhe kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqe flinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.

“Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! – ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna. “Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të zίheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde. – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.

E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej. Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime. Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.

Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë. “Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë. Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.