Rrëfehet mjeku që u bë viral në rrjet: Вabai ma la amanet рrandaj..

Kjo për shkak të një mesazhi që e kishte vënë në xhamin prapa veturë. Rexhepi, ka ofruar ndihmë mjekësore për personat në nevojë pa pagesë. Rexhepi për Gazeten Insajderi tha se këtë veprimtari e kishte amanet nga babai dhe nga një premtim që ia kishte bërë vetes sa ishte absolvent në mjekësi.

Gjatë përfundimit të studimeve, bashkëshortja e Rexhepit e cila ishte shtatzënë, përjetoi komplikime gjatë lindjes. Premtimi që mjeku kosovar lidhi me veten ishte se “në rast se gjithçka shkon mirë në lindjen e fëmiut të tij,për 4 muaj të punoi pa para”.

“Si porosi e kam nga prindi, ndjesë pastë. Kur kam qene absolvent bashkëshortja ka pas komplikim, në lindjen e pare, i kam thënë vetes nëse me shpëtojnë kam me punu pa pare kur të diplomoj për 4 muaj.