
Antonela Berisha bëri bujë pak ditë më parë me një deklaratë në saj lidhur me meshkujt që duhen t’i afrohen asaj. “Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja.





Pse të vuaj unë në 2022?”- ishte kjo deklarata e Antonela Berishës që mori jo pak reagime në rrjet. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Mevlan Shaba, djaloshi me të cilin Antonela ka pasur më së shumti takime në ‘’Për’puthen’’.





Edhe pse ish-konkurrenti nuk ka përmendur emrin e Antonelës, postimi i tij shihet qartë se i dedikohet asaj. “Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja”- shkruan Mevlani.