Elvana Gjata në BBVip? Jonida Vokshi zbulon surprizat nga Kosova

Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Kështu u shpreh Jonida Vokshi gjatë bisedës në “Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

Teksa Ermali e pyeti për hartën gjeografike dhe profesionale Jonida tha: “Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda.”