
Sipas statistikave të fundit të Ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin, numri i emigranëtve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi vijon të ulet.





Të dhënat zyrtare të publikuara nga qeveria greke për shtatorin e këtij viti tregojnë se në Greqi ndodhen 291 mijë e 868 emigrantë shqiptarë me leje të vlefshme qëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 61.4 për qind të të huajve të ligjshëm.





Të dhënat e shtatorit të këtij viti mbi numrin e shqiptarëve me leje qëndrimi tregojnë një numër dukshëm më të ulët krahasuar me shtatorin e një viti më parë, kur 425 mijë e 740 shtetas të Shqipërisë ndodheshin në Greqi me leje qëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin rreth 63 për qind të të huajve në këtë vend.
Në muajin gusht të këtij viti 291 mijë e 868 shtetas shqiptarë ishin me leje të vlefshme qëndrimi në Greqi. Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen vazhdimisht dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve të pajisur me leje qëndrimi, numri i tyre është në rënie të vazhdueshme.