Marrëveѕhje hiѕtorike e ВE, merr fund ѕhitja e makinave dizel dhe benzinë prej nga viti i..

Bashkimi Evropian këtë të enjtë ka miratuar të ashtuquajturën “çertifikata e vdekjes”, e cila nënkupton fundin e makinave me djegie të brendshme deri në vitin 2035. Eurodeputetët dhe qeveritë e vendeve anëtare arritën një marrëveshje për këtë rregull, një masë emblematike që synon përmbushjen e angazhimeve evropiane për çështjen e klimës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti këtë plan të rëndësishëm në ambiciet klimatike të BE-së, të cilat ajo tha se do të forconte inovacionin dhe udhëheqjen industriale dhe teknologjike evropiane.

Industria evropiane e makinave siguroi se është e gatshme të përballet me sfidën pas këtij vendimi të paprecedentë, ndërsa i bëri thirrje BE-së të vendosë kushte që i përshkruan si të nevojshme për të arritur qëllimin, veçanërisht instalimin e një rrjeti adekuat karikues për bateritë e makinave elektrike.