
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të vendimit për targat. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në reagimin e SHBA-së.





Tutje, theksohet se shteti amerikan është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me Qeverinë e Kosovës që t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Ndërkaq, në fund, Kosovës dhe Serbisë u kërkohet që të punojnë urgjentisht për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke.





“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, përfundon komunikata.
Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se ka vendosur të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ileegaale në ato RKS deri më 31 tetor.