Anisa Markarian e cila la ekranin dhe vendin për 30 vite, për t’iu përkushtuar profesionit të zemrës, mjekësisë

Anisa Markarian, aktorja shqiptare, “bra ktisi” ekranin dhe vendin për 30 vite, për t’iu përkushtuar profesionit të zemrës, mjekësisë në Francë. Profesioni i vertete i Anisas eshte mjeke. Ajo eshte nje aktore jo vetem simpatike por edhe me talent ndonese nuk ka interpretuar ne shume filma.

Anisa Markarian është autore edhe e disa librave dhe së fundmi ka sjellë librin me titull “Shtëpia te Selvia”. Është historia e familjes së saj të cilën ua kushton 2 prindërve që janë personazhet kryesor të këtyre rrëfimeve. Rrëfimi nis me ditën e saj të lindjes 4 korrik 1962 dhe përfundojnë me vde kjen e babait të saj 15 gusht 1980.

Anisa në një intervistë për me gazetaren Beti Njuma tha se e ndjente si një mision, e kishte brenda prej kohësh të dëshmonte, por duhet gjetur momenti e mënyra.

Ajo është rritur në një familje shqiptaro-armene. Kur lindi Anisa babai i saj ishte 64 vjeç ndërsa nëna e saj 41 vjeçë. Por e ka shqetësuar anormalitet në gjykim mbi moshën për dy njerëz që kishin lidhur jetën e tyre me një diferencë 23 vjeçare?Anisa thotë se për herë të parë këtë gjë e ka menduar kur arriti moshën e mamasë së saj 41 vjeçe.