
Të gjithë bashkëmoshatarët i flisnin për Gjermaninë. Filloi të ëndërronte për të jetuar dhe punuar në një prej shteteve më të zhvilluara të Europës. Andi Sokoli nga Lezha ishte 18 vjeç ku vendos të emigronte. Punoi 2 vjet si picajol.





“Më dukej si ëndërr, mendoja si të gjithë, do shkoj të bëj lekë. Por e provova, nuk ishte siç thoshin të tjerët.”Pasi bëri disa llogari dhe u kthye në Lezhë, ku nisi punën po si picajol. “Unë si picajol merrja 1.500 euro, por duhet të paguaja, transportin, shtëpinë, të haja të pija.





Maksimumi, makismumi më mbeteshin 300 euro. Këtu paguhem 1 milionë lekë, por kam shtëpinë dhe makinën time, nuk shpenzoj shumë nga rroga. Këtu siç e merr rrogën e ke tënden.”
“E vendosa vetë është turp të thuash nuk kam shkollë të mesme. Jam i pashkollë. Duhet arsimi patjetër. Kam bërë një kurs kuzhine dhe vendosa që më pas të bëja dhe shkollën, që është mbështetëse e kursit dhe profesionit.”