Leje qëndrimi në Itali, Gati dhe ligji i ri për emigrantët shqiptarë, kush punon…

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje. Përfitues të ligjit të ri në vendin fqinj, do jenë shumë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë atje.

Sipas draft-ligjit të ri, të gjithë emigrantëve u lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.

Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve, riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore. “Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale.