
Qeveria greke njoftoi një paketë të gjerë antikrizë duke folur me shifra konkrete që përmban vendimi ku përfshihet praktikisht pjesa më e madhe e popullsisë së vendit, mes tyre qindra mijë shqiptarë, Më shumë se 2.3 milionë qytetarë do të marrin bonus të dyfishtë për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për një ndihmë financiare të menjëhershme prej 250 eurosh.





Mbi 1.3 milionë qytetarë do të marrin kompensim për ngrohjen gjatë dimrit. Kompensimi është dhënë dhe vitin e kaluar, por sivjet do të jetë më i lartë. Këto dy pëpërfitime do të kreditohen në llogaritë e përfituesve dhe do t’u japin një frymë likuiditeti familjeve në nevojë në një moment të vështirë për ta.





Kostoja totale e buxhetit të shtetit të dy ndërhyrjeve (ndihma për ngrohjen dhe bonusi) arrin në rreth 750 milionë euro. Mes tyre përfitojnë një milion pensionistë – krahasuar me 634,000 në prill 2022 – me të ardhura mujore deri në 800 euro, krahasuar me ata me 600 euro në prill.