Gruaja e forte 57-vjeçare që mposhti sëmundjen e ligë, Ka një këshillë për të gjithë femrat

Të luftosh me semndjen e shekullit nuk i ndodh kujtdo në jetë. Kjo i ndodhi 57-vjeçares nga Korça, Emi Dinke. “Unë isha në një dasmë, kalova shumë bukur. Vij të bëj një dush, nesër shkoja në punë, kur shkoj në dush shoh që unë diçka kisha.

U shqetësova dhe i thashë bashkëshortit, unë kam diçka. Jo tha, nuk ka mundësi. E pamë, e kisha, u shqetësuam jashtë mase. Nuk fjeta gjithë natën. E pashë jetën bardhë e zi, tregon 57-vjeçarja.

Emi tregon se ku e gjeti forcën për të përballuar këtë dramë që kishte kapluar jo vetëm atë, por të gjithë njerëzit që e rrethonin. “Unë kam një bashkëshort që më ka ndenjur shumë afër. Më thoshte se do luftojmë e do bëjmë të pamundur, do e kalojmë. Duhet të na lësh ti të luftojmë, të gjithë. Me rronte babi, kam dy vëllezër që vuanin shumë, motrën e burrit që vuante me mua, më lutej dhe më thoshte të bëhesha e fortë. Më qëndruan afër shoqet e mia”, thotë ajo.