Si merret shtetësia italiane? Ja lajmi fantastik qe sapo u dha

Nëse ke shtetësinë italiane nuk ke pse të aplikosh për permesso di soggiorno për të jetuar në Itali ose në vende të tjera të BE-së. Gjithashtu, mund të aplikosh për shtetësinë italiane për fëmijët tuaj dhe do të marrësh pjesë në aktivitete të rëndësishme të vendit, si të votosh në zgjedhje.Rastet në të cilat mund të merret shtetësia duke aplikuar janë:

Nga nascita (lindja) dhe residenza (rezidenca) në Itali: fëmija e prindërve të huaj mund të aplikojnë për shtetësinë italiane nëse:

Ai/ajo ka lindur në Itali, Ai/ajo deri në moshën 18-vjeçare ka pasur gjithmonë rezidencë në Itali. Residenza është vendi kryesor ku personi jeton dhe adresa e residenza duhet të jetë regjistruar në Ufficio dell’Anagrafe (zyra e gjendjes civile).

Në moshën 18 vjeç, ai/ajo deklaron se dëshiron të marrë shtetësinë italiane. KUJDES: është e detyrueshme paraqitja e aplikimit në vitin që varion nga 18 deri në 19 vjeç të aplikantit. Nëse kërkesa bëhet pas moshës 19 vjeç shtetësia mund të refuzohet.