
Në muajin e fundit të këtij viti, në dhjetor, Kosova pritet të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.





Pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më 12 maj, këtë vit Kosova synon të aplikojë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.





“Si Qeveri, kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i parë, e me synim marrjen e statusit të vendit kandidat. Aplikimi do të dorëzohet këtë vit, brenda muajit dhjetor. Ndërkohë, në fund të muajit gusht, është themeluar edhe Komisioni i cili po merret me përgatitjet e këtij aplikimi.