
Ky është çifti shqiptar sëbashku me djalin e tyre të mitur që u përfshinë në aksidentin mbrëmjen e të dielës në Itali.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 20 kur një “Fiat Stilo”, i cili po shkonte drejt Sant’Ilario, mbërriti në fshatin Gaida dhe u përplas në një shtëpi të pabanuar.
Në makinë udhëtonin pesë persona me origjinë shqiptare. Vetëm shoferi, Orjol Lame , 30 vjeç, shpëtoi.