
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar sot pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin. As me pagat e shtatorit nuk ishin ekzekutuar shtesat prej 50 eurosh, por ishte thënë se kjo do të ndahet me pagën e tetorit.





Po kështu shtesat për muajin tetor prej 100 euro nuk i morën me pagën e tetorit as punëtorët e ndërmarrjeve publike, sidomos ata të Telekomit të Kosovës. Nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur për KP, por mësohet se ende shtesat për këto kategori nuk kanë dalë.





Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka thënë se pagat për muajin tetor kanë dalë sot në llogaritë bankare, por pa shtesat prej 100 eurosh.
“Pagat për muajin tetor kanë dalë sot, ndërsa sa i përket shtesave prej 100 eurove, nuk kemi marrë këtë shumë të shtesave. Në periudha të mëhershme, shtesat i kemi marrë përmes aplikimit, këtë herë nuk kemi asnjë informatë se si do procedohen, për mes listave për punëtorë, apo me aplikim.