
Problemi sot përfshin femrat që dëshirojnë të mbajnë trupin e tyre në formë të mirë, dhe kjo grua ka arritur që të japë përgjigje duke u regjistruar në librin e genisit të rekordeve si gruaja me inteligjencë më të lartë, në bashkëpunim me nëj sërë projektesh për të rritur ndërgjegjësimin e njohurive dhe metodologjive duke përmirësuar vetëdijën e dietave dhe mënyrës së të ushqyerit për gati tri dekada, shkruhet në kolumnën e revistës “Parade”.





Pra, kjo grua ka vënë fokusin në problemin më të zakonshëm të grave që kanë me trupin e tyre, duke ofruar përgjigje të sinqerta dhe që garantojnë humbje peshe. Nëse dëshironi të mbani trupin në formë harroni knsumin e ushqimeve të shpejta dhe hidhni mënjëherë në shportë. Raftet e kuzhinës duhet të mbushen vetëm me ushqime të shëndetshme për tri vaktet ushqyese dhe asesi me çipsa, keksa dhe gjëra tjera.





Ndërmjet vakteve ushqyese mos konsumoni diçka tjetër, por thjeshtë një filxhan çaj. Dhe në të kundërt nga fakti se darka duhet të hahet e varfër, ajo këshillon që të shijoni të gjitha vaktet ushqyese që dëshironi, sepse ushqimi i mirë është i dobishëm për trupin kur jeni i uritur, por jo edhe të kërkoni ushqim pa orar.
Lëngjet dhe qumështin Marilyn i toleron vetëm gjatë mëngjesit, dhe të përmbaheni nga pirja e lëngjeve me akull. Ajo thekson se lëngu hollohet nga akulli duke u përzier me ujë dhe humb shijen e plotë. Përveç kësaj, temperatura e ujit 22 gradë është e mjaftueshme për të ftohur trupin.