Sipas mjekes se njohur Albana Daka, mungesa e vitamines D shfaq keto shenja te cilat lidhen

Vitamina D është e rëndësishme sepse merr pjesë në mirëmbajtjen e disa sistemeve. Derisa disa dekada më parë, vitamina D njihej thjesht si vitamina kryesore për të patur kocka të forta.

Pikërisht njihej vetëm për këtë, thuhej që fëmijët që nuk merrnin që nga lindja sasinë e duhur fillonin shenjat e rakitizmit, që vinte dekada më parë nga kequshqyerja e nënës në zonat rurale me anë ekonomike thellësisht të ulët.

Vitamina D është elementi kryesor që merr pjesë në metabolizmin e kalciumit që është nga elementët kryesor të kockës dhe të fosforit.Thuhet që një person me nivele optimale të vitaminës D ka rrisqe më pak për t’u sëm urur nga sëm undjet kardiovaskulare, nga hipertensioni, diabeti, rritja e niveleve të yndyrës.

Pra, vitamina D merr pjesë në mirëmbajtjen e shëndetit të organeve dhe të sistemeve në organizëm. Ne nga ana tjetër dimë se rreth 80-85% e vitaminës D e marrim në formën ndërmjet diellit dhe rreth 10-20% vjen nga regjimi ushqimor”, u shpreh ajo.