Вurri ndërton ѕhtëpi tre-katëѕhe konteinerësh me vetëm $10 000

E përditshmja TheSun shkruan se tani ai e jep atë me qera për njerëz që duan të jetojnë në një hapësirë unike, ndërsa ai kërkon të ndërtojë të tjera si ajo për të ndihmuar me krizën e strehimit, duke përfshirë dhe një vendbanim për të pastrehë.

Dash thotë se ndërtoi shtëpinë e tij tre-katëshe brenda katër viteve dhe rezultatet ishin impresionuese. Duke folur në kanalin Tiny House Giant Journey, ai shpjegonte se shtëpia përbëhet nga pesë konteinerë, plus një strukturë e drunjtë që formon bazën dhe bodrumin e saj.

“Secili konteiner kushtoi $2,300 rreth 10 000 paundë në total),” tregon Dash duke shpjeguar se kursente para duke bërë shumicën e punës vetë. Ai thotë se tashme mund ta shesë shtëpinë disa herë më shumë se ajo çka ka investuar në të.

Ai tregon se vetë shtëpia përbëhet nga katër konteinerë, ndërsa një i pestë është vendosur në drejtim vertikal ku janë vendosur shkallët e shtëpisë.