
Natyrisht se gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë në të cilin mund të llogaritni në çdo kohë, e duani dhe i cili do të jetë gjithmonë pranë jush.





Në vazhdim lexoni 10 arësyet pse është e shkëlqyer të keni motër më të madhe, kurse në linkun do të gjeni edhe dëshmitë e të pasurit të një motre më të vogël është bekim i vërtetë. Gjithmonë është një hap para, E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër i mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.





Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet të veshni veshjet e vjetra të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen pjesë veshjesh që do të dëshironi ti veshni. Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon sepse nuk mund të ju refuzojë asgjë.
Është e sinqertë, Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për të ju treguar të vërtetën në sy sepse ajo thjeshtë nuk din ndryshe.