
Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente.





Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj. Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.





Vojsava: Ndoshta e kam nisur pak më vonë se një pjesë këtu që punon si freelancer por vjet ne përfunduam si meme se të rinjtë e Korcës bëjnë 1-4 mijë dollarë. Kanë harruar të përmendin punën që bëjmë ne. Ndoshta bëjmë vetëm 2 orë gjumë për ato të ardhura. Mundësitë për punën online tregojnë se sa kohë dëshiron të harxhosh e sa të fitosh në fund të muajit.