”I thashë të ma sjellë në këmbë në shtëpi”/ Ja çfarë i ka kërkuar Bora, Donaldit të bëjë

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.

Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Ditën e djeshme prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit.

Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’, si edhe një pikturë të madhe të duarve të Borës dhe Donaldit të kapura fort me njëri-tjetrin. Borës i kanë pëlqyer shumë dhuratat, por kishte vetëm një problem. Piktura kishte përmasa shumë të mëdha dhe nuk mund të transportohej me makinën e tyre për në shtëpi, kështu që Bora e ka detyruar Donaldin që të kthehej nga puna në shtëpi në këmbë për të sjellë dhuratën.