Industria gjermane rrit numrin e punonjësve, Ja kushtet dhe pagat e reja

Pavarësisht peshës së rritjes së çmimeve të energjisë dhe kërcënimit të një recesioni, industria gjermane vazhdon ta rrisë numrin e punonjësve të rinj. Në fund të gushtit, në sipërmarrjet e industrisë prodhuese që punësonin të paktën 50 persona punonin rreth 5.5 milionë vetë.

Ky numër ishte 53.500 punonjës ose një për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi të hënën (17.10.) Zyra Federale e Statistikave. “Numri i të punësuarve është rritur kështu për të tetën herë radhazi”, u tha. Krahasuar me korrikun e mëparshëm, ka pasur edhe një rritje prej 24.200 ose 0.4 për qind.

Megjithatë, evolucioni është shumë i ndryshëm nga një degë industriale në tjetrën. Prodhuesit e kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike (+4,1 për qind) dhe pajisjeve elektrike (+3,9 për qind) shënuan edhe një herë rritje të punësimit që ishte shumë mbi mesataren.Rënie në sektorin e automobilave

Rritjet ishin shumë më të ulëta në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve (1.3 për qind). Prodhuesit e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë, si dhe inxhinieri mekanike u rritën gjithashtu nën mesataren, me 0.9 për qind secili. Numri i të punësuarve në prodhuesit e makinave dhe pajisjeve të automobilave madje ra me 0.8 për qind.