Konfiskohet hoteli i famshëm në Durrës me vlerë 1 milionë euro, ja kush është pronari

Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasurinë me vlerë 1 milionë euro në Durrës, të një ta akuzuari pë disa vepra kriminale. Bëhet me dije se pasuria i është sekuestruar Pëllumb Tudës, i cili ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale si “Trafikimi i narkotikëve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.