Mos e blini por mbilleni ne ballkonin tuaj: 4 hapat qe duhet te ndiqni per te mos blere me avokado ne dyqan

Të gjithë ju që e njihni dhe e përdorni në kuzhinën tuaj, e dini se avokado është një produkt i shtrenjtë, kështu që pse jo të provoni ta kultivoni në ballkonin tuaj. Ndani avokadon në mes dhe me ndihmën e një thike të mprehur mirë, hiqni me kujdes bërthamën e tij duke mos dëmtuar cipën e lehtë që e mbështjell atë.

Pastrojeni mirë dhe futeni në ujë të pastër për 5 minuta, Është mirë që ta përdorni më shumë se një avokado në këtë proces, sepse disa bërthama mund të mos e japin rezultatin e dëshiruar që në fillim.

Hapi i dytë: Ngulni në bërthamën e avokados 3-4 kruajtëse dhëmbëshPasi të keni nxjerrë bërthamën nga uji i pastër, ngulni 3-4 kruajtëse dhëmbësh në pjesën e poshtme të saj, siç duket edhe në foto. Falë këtij procesi, do të jetë shumë e lehtë që bërthama të lëshojë rrënjë.

Fusni bërthamën e avokados me gjithë kruajtëse në një gotë me ujë. Pas një farë kohe (zakonisht 1 deri në 1 muaj e gjysmë), do të shihni se rrënjët do të formohen nga pjesa e poshtme e bërthamës dhe do të vëreni që trupi i bimës do të fillojë të dalë nga pjesa e lartë e bërthamës.