
Një “bum” reagimesh të ashpra ka patur në rrjet ndaj Aurona Pelajt, punonjësja e cila shfaqej duke dhunuar barbarisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve. Një prej tyre që ka reaguar është edhe moderatorja Bora Zemani, e cila përmes një postimi në InstaStory, e konsideron si skandaloze atë ngjarje.





Bora shkruan më tej se ta shohë gjithë jetën në burg Aurona Pelajn nuk i dhimbset. “Kjo është skandaloze! Pamje më të neveritshme nuk kam parë në jetën time. Çfarë specie je moj vajzë?!?!?! Është e kotë të të kujtoj unë që ke lindurt nga një nënë e ndoshta je/do jesh edhe vetë nënë sepse përmblidhesh me dy fjalë NJERI I KEQ.





Dhe më e keqja është që ke edhe shoqe që të shohin në çmendurinë tënde e nuk bëjnë asgjë për të të ndaluar. Nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg gjithë jetën.” shkruan Bora Zemani.