Edhe Blendi Fevziu flet për të moshuarën që u rrah: Kjo grua kishte një djalë, por ai…

“E qara e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte per te”, ka shkruar ai.

“Kjo nene kishte nje djale. Ajo do ishte sot me te, e me siguri, do kishte qene e kenaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat ne shtepine e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Ne momentin me te rendesishem e me delikat te vendit te tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UCK – se.

Ai vendosi te mbroje me jeten e tij jo vetem te moshuarit, por edhe gjithe qytetaret e Kosoves qe kercenoheshin nga dhuna serbe. Ai ra deshmor ne afersi te Gjakoves ne vitin 1999. Duke lene pas nje foto te vetme, me nje buzeqeshje dhe me bindjen qe shteti per te cilin po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij.