Flet vajza e të moshuarës që u dhunua në azil, Paguaja 600 euro në muaj. I pashë një..

Zhaneta Nura, e bija të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë në azilin e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thënë se është e shokuar me atë që i ka ndodhur nënës së saj. Nura ka thënë se menjëherë pasi pa videon, e cila u shpërnda sot në media, e ka tërhequr menjëherë nënën e saj nga kjo qendër.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë, në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zivcerane”.

“Kam qenë në punë kur më ka ardhë video. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty dhe tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve.