Nisin aplikimet për panelet diellore, Ja çfarë dokumentesh duhet të paraqesin aplikantët familjarë

Zyrtarisht nisi këtë të martë aplikimi për qytetarët që kanë interes për tu pajisur me panele diellore për ngrohjen e ujit, me financim të qeverisë deri në 70% të shumës. Hapi i parë është regjistrimi në këtë platformë, ndërsa ka edhe një manual përdorimi nga ana e qytetarëve që kanë paqartësi.

Për sa i përket dokumenteve që kërkohen, janë 8 të tilla. Nis me një mjet identifikimi, certifikatë familjare dhe pronësie, duhet vërtetim që nuk je debitor në OSHE, faturat e energjisë për 6 muajt e fundit, ndërsa edhe familjet që janë me ndihmë ekonomike mund të aplikojnë, mjafton që të evidentojnë me vërtetimet që janë pjesë e kësaj skeme.

Më poshtë gjeni listën e plotë të dokumenteve dhe mënyrën se si duhet të aplikoni:

Letërnjoftim (pasaportë/kartë identiteti) Certifikatë familjare Certifikatë pronësie Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit Vërtetim debie nga e-albania që dëshmon se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.