Austria po kërkon punëtore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, Ja kushtet dhe pagat

Vendet e lira të punës në tregun austriak po shënojnë shifra rekorde. Për këtë arsye Austria dëshiron të sjellë punëtorë të kualifikuar nga Evropa Juglindore duke i pajisur me kartonin.

123,000 vende të lira pune gjenden aktualisht në tregun e punës në Austri, po përpiqet të sjellë në Austri specialist të kualifikuar nga Evropa Juglindore. “Ne shohim ende një potencial të madh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, shpjegon drejtori menaxhues i ABA -së.

Sipas Tritscher në këto shtete ka shumë të rinj të trajnuar mirë, veçanërisht në fushën e IT-së dhe elektroteknikës. Përveç kësaj, shumë prej tyre flasin shumë mirë gjuhën gjermane dhe pëlqejnë kulturën austriake.