Befasi Kjo/ Arrestohet burri i njërës prej infermiereve te azilit te pleqve, Ja cpo pergatiste ai

Infermierja në fjalë, është supsenduar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.

Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj. Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera.