Infermierja Aurona Pelaj në gjendje të rëndë shëndetësore, flet i ati: Sot i..

Babai i infermieres, Aurona Pelaj, e cila dhunoi të moshuarën në Shtëpinë e Plqeve “Orenda”, ka bërë me dije se vajza e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më tej ai është shprehur se kanë marrë edhe një avokat për rastin. Ndërkohë, kujtojmë se ditën e djeshme babai i infermieres i kërkoi falje familjes së të moshuarës dhe kërkoi që për vajzën e tij të veprojë drejtësia.

Ditën e sotme Aurona Pelaj, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia i ka ndaluar për 48 orë.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, ndërsa në medie qarkulloi një video me pamje shqetësuese, ku infermierja Pelaj qëllonte të moshuarën dhe koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin.