Kancelari Gjerman jep deklaraten fantastike per Ballkanin, Kjo vjen edhe per shqiptaret

Ai tha se do të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë krizë energjetike.“Sa i përket energjisë, një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë, në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030.

Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështesim me çdo kusht përballimin me krizën e energjetike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliard euro”, u shpreh kancelari.

Sipas Scholz, Procesi i Berlinit do të japë një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Ai vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve.