Edhe prodhuesit e vajit në krizë! Çmimi shkon 300 lekë litri. “Tregtarët që po..

Fermerët këtë vit 1 litër vaji ulliri po e shesin 100 lekë më pak se 1 litër vaji luledielli që vjen nga vendet e largëta. Fermeri nga fshati Hingë i Dimalit, Flamur Rebeshi thotë se 300 rrënjët e ullirit kësaj herë nuk do t’i sigurojnë fitim, sepse bujku 70 vjeçar nuk e dinte që në vitin që çmimi i vajit do të pësonte rënie, plehrat kimike dhe fuqia punëtore do t’i kushton dy herë më shumë se sa një vit më parë.

Përpara e shisja me 6 mijë lekë litrin e vajit, ndërsa tani po e shes me 4-3 mijë lekë litrin. Unë nuk fitoj asgjë, më shumë fitojnë argatët e mi. Dal me humbje sepse nuk nxjerr dot lekët e plehrave vetëm pleh këtu kam hedh 1 milion 400 mijë lekë.

Nga 300 rrënjë ullinj unë nxjerr 2 ton vaj ku ta çoj ja shita 1 kuintal për veten time, pjesën tjetër e kam për ta shitur në treg, po kush ta marri s’ka treg s’ka se kush ta marri këtu. “- tha fermeri Flamur RebeshiPor fatkeqësisht e njëjta situatë është edhe për kulturën e agrumeve, sipas tij janë tregtarët ata që po fitojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorit.