
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka pranuar pak kohë publikisht lidhjen e dashurisë. Por duket se rrjeti ka rënë në gjurmët e partnerit që modelja donte ta mbante mister.





Pse të gjithë po mendojnë se vëllai i Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari është partneri i Beniadës? Në profilin e Blertit ka vetëm një foto të tij me një vajzë që nuk është e familjes dhe ajo është Beniada. Dhe duhet ta themi se të dy bashkë bëjnë një çift mjaft të bukur.
Pak muaj më parë Arbri ishte i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ përballë vëllait të tij, ku Ed Manushi e pyeti në lidhje me të vëllanë. Ai i tha nëse vë re ndonjë ndryshim te Blerti gjatë kësaj periudhe, ndërsa Arbri u përgjigj shkurt ‘Mirë më duket’, duke shkaktuar të qeshura në studio. Por publikut i shpëtoi ky detaj në atë kohë pasi nuk dihej ende se mes sportistit dhe modeles kishte nisur një histori dashurie.