
Një karrierë prej 30 vitesh dhe një nismë drejt aktrimit që në moshën të re kanë bërë që Suela Konjari të jetë një ndër aktoret më të duartrokitura në teatër. Konjari feston ditën e sotme ditëlindjen dhe mbush 59-vjeç.





Pasioni për teatrin e ka nga cmuar Suelën që në vitet e para të rinisë së saj. Roli i saj i parë në skenën teatrore është me shfaqjen “Nata me hënë” e Isamil Kadares me regji të Edmond Budinës në vitin 1989 në rolin e Norës.
Në të gjitha rolet e saj ajo është vlerësuar për atë çfarë ajo ka sjellë dhe ka interpretuar para publikut. Fillimet për të kanë qenë të mrekullueshme, pasi ka pasur fatin të punonte me artistë të merituar të kinemasë shqiptare si, Pirro Mani, Gëzim Kame e shumë artistë të skenës.