Meshkujt po bëhen steril për shkak të këtij ilaci të përdorur gjerësisht

Një përdorim i tepruar dhe i gjatë i ibuprofenit, një prej ilaçeve kundër dhimbjes të përdorur gjerësisht nga të gjithë, mund t’i bëjë meshkujt steril. Është kjo ajo që ka zbuluar një ekip studiuesish danezë të Universitetit të Kopenhagen, pas një studimi të kryer.

Më konkretisht ibuprofeni, shkakton një mbiprodhim të testosteronit, hormoni kryesor mashkullor, çka bën që testikujt të kenë vështirësi në funksionim dhe për rrjedhojë rrezikohet pjelloria.

Fatmirësisht bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme, efektet negative të të cilit zhduken, menjëherë pasi ndërpritet marrja e ilaçit, Drejtuesi i studimit David Mthotë se përdorimi i ibuprofenit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.