
Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë sepse është një nga gjëndrat endokrine përgjegjëse për prodhimin e hormoneve thelbësore për funksionimin e duhur të trupit.





Hormonet e tiroides janë përgjegjëse për kontrollin e ritmit të shumë aktiviteteve të zhvilluara nga trupi. Këto aktivitete përfshijnë që nga shpejtësia e djegjes së kalorive deri tek shpejtësia e rra hjeve të zemrës. Problemet kryesore të mosfunksionimit të tiroides janë hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.
Hipotiroidizmi mund të definohet si tiroide me funksion më të ngadaltë, me pasojë prodhimin e ulët ose mungesën e hormoneve. Simptomat kryesore janë lodhja, depresioni, shtimi në peshë dhe zbehja në fytyrë, kapsllëku dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit. Hipertiroidizmi është një rritje e aktivitetit të gjëndrës tiroide. Nervozizmi, pagjumësia dhe humbja e peshës janë simptomat më të zakonshme; Ky problem është më prezent tek gratë se sa tek burrat.