
Konsumatori shqiptar vazhdon të ma shtr ohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo? Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.





Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor. Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.
“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shi tësit duhet që të vënë etiketa ky djath është me niseshte, apo ka kaq për qind niseshte.