Pronari i azilit në Pejë ben deklaraten e papritur për diten e sotme

Pronari i azilit “Orenda” për të moshuarit ka reaguar në rrjete sociale për rastin e rëndë të ndodhur brenda institucionit. Ai ka kërkuar falje duke thënë se pamjet në video i kanë lënduar të gjithë.

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!
Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem t’i investojmë në vendlindje.

kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef.