Receta e petullave me banane qe do te bej femijet tuaj te kenaqen pas tyre kete fundjave

Përbërësit: 1 vezë, 100ml qumësht, pak kripë, 6 lugë miell, gjysmë luge mesatare sodë bikarbonat, pak ujë, 2 banane, vaj për fërgim. Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 vezë, më pas shtojmë 100ml qumësht dhe e përziejmë masën për pak me tel kuzhine.

Më pas tek masa shtojmë 1 lugë gjelle sheqer, pak kripë dhe e përziejmë përsëri masën mirë me tel kuzhine. Pasi e kemi përzier masën mirë me tel kuzhine, shtojmë tek masa 6 lugë miell e përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të tretet i gjithë mielli.

Më pas secilën banane të lyer me brumë e shtojmë në vaj për fërgim, paraprakisht marrim një tigan shtojmë vaj për fërgim dhe e lëmë deri sa të nxehet për pak minuta, vaj për fërgim shtojmë secilën banane me rend duke i lyer me brumë, më pas i pjekim në vaj për 1 minutë pasi piqen shumë shpejtë dhe duhet të kemi kujdes ti largojmë shpejtë nga vaj se mund të nadigjen.