Veriu mbushet me flamuj serbë dhe me thirrjet “Bëhuni gati që të…

Veriu i Kosovës është mbushur me flamuj të Serbisë, pasi përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Veriu i Kosovës është mbushur me flamuj të Serbisë, pasi përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që njoftoi për këtë vendim tha se gjithashtu do të japë dorëheqje edhe nga pozita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës, Ky vendim u pasua me shtimin e flamujve serbë në veri të vendit, derisa kishte edhe postera që shkruhej “Kjo është Serbia”. Flamuj të shumtë u vendos në rrugë, në dyqane dhe ndërtesa të tjera.

Kjo po ndodh në Zveçan, ku u mbajt takimi, si dhe në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu, u lanë edhe flamuj të ambalazhuar me thirrjen që të vendosen më gjerësisht përgjatë rrugëve.