“E kam рikë të dobët”, Eni Çobani flet рër babanë e ndjerë: Ai e di që e..

Nisur nga konflikti i “Shihemi në Gjyq”, ku dy motra ndodhen përballë njëra-tjetrës për shkak të detyrimit për nënën e tyre, Ardit Gjebrea merr shkas për t’i drejtuar një pyetje Eni Çobani. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan e vendos ndërmjetësen në pozitën e dy motrave dhe i bën një pyetje fare të thjeshtë, por që e emocionon fort kolegen e tij të rubrikës.

Eni Çobani: Jo, kurrë. Asnjëherë. Më prek gjithmonë në një pikë që ti e di që unë e kam pikë të dobët dhe në qoftë se vuaj një gjë në ditët në vazhdim, e vuaj pikërisht se thosha do t’i jepja akoma dhe më shumë dashuri, do kisha më tepër mundësi, do ta shëtisja më shumë se për ta dashur ai e di që e kam dashur pafund. Por nuk e kam këtë mundësi, sot kam vetëm një mundësi që i shkoj atje ku ai është përjetësisht dhe e shikoj shpesh në fakt.

Ardit Gjebrea: Por të paktën reflektoni për nënën. Eni Çobani: Patjetër. Nëna është dashuria ime e jashtëzakonshme. Mami është gjithmonë atje, është në anën tjetër që na shikon të dyve, edhe është një dashuri dhe unë jam me fat që e kam akoma në jetë dhe e kam një zonjë të vërtetë.