
Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen si ish-kancelare.





Këtë e bëri të ditur e përditshmja ‘Der Spiegel’, që citoi një raport qeveritar për komisionin e buxhetit të Parlamentit gjerman, sipas të cilit reduktimi do të ndikonte edhe në numrin e punonjësve në zyrë.
Nën objektivin e Ministrisë së Financave kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimit, rimbursimi i të cilave “merret në konsideratë vetëm nëse ish-kreu i qeverisë udhëton për llogari dhe në interes të Republikës Federale të Gjermanisë”.
Merkel aktualisht ka nëntë asistentë, sekretarë dhe shoferë, pagat e të cilëve i kushtojnë thesarit rreth 50.000 euro në muaj.