
Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa duket se e ka lene pas kraheve lidhjen e saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria. Pas ndarjes, Eneda nuk është më ‘single’. Në media po qarkullojnë disa foto.





Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku. Nuk dihet sa po bëjnë që njihen së bashku, por dyshimet janë të shumta.
Mirëpo në intervistë ajo tregoi se edhe pas disa vitesh të ndarë ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet dhe të kenë raporte të mira me babain e vajzës.“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tha Eneda.
Ndërsa e pyetur për një lidhje të re në jetën e saj, ajo u shpreh se për momentin nuk i duhet asnjë në jetën e saj.“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.